Kledi Hysa, ish-banori i “Big Brother VIP” ka postuar një video me çiftin Sara-PM teksa janë të tre.
“A u gëzuan?”, pyet Dj Pm, kurse Kledi thotë: “Këta të dy do jenë gjithmonë bashkë.” Kështu modeli ka shuar çdo dyshim që mund të ketë lindur te njerëzit.
Jo më larg se ditën e djeshme, Sarah tha në një intervistë se po mundohen që romancën e tyre ta mbajnë larg syve të publikut sepse duan ta shijojnë vetëm të dy.
Blogerja ka treguar se edhe ata kanë luhatjet e tyre si çdo çift por shkojnë shumë mirë pavarësisht distancës.