Mëngjesin e sotëm Sali Berisha në selinë e PD-së u prit nga disa demokratë, mes tyre roja, i cili pak ditë më parë u rikthye në detyrë nga deputeti Flamur Noka, pasi gjykata njohu 11 Dhjetorin.
Teksa u fut në ambientet e selisë, Berisha ndaloi dhe takoi rojen, Pëllumb Matrakun. Ai e përqafoi dhe e pyeti se si është. “Pëllumb si je? Mirë je? Gëzohem shumë” tha Berisha.