-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

2 prilli bën bashkë PD-në, Berisha: Deputetët i kam takuar disa herë jashtë kamerave

Kryesoret

2 prilli ka bërë bashkë dy kahet e PD-së dhe ish kryeministri Berisha ka folur për një bashkim të PD-së.

Ai u shpreh se jo publikisht, edhe më herët është takuar me deputetët e PD me të cilët ka pasur përplasje pas vendimit për përjashtimin e tij nga grupi parlamentar për shkak të shpalljes “non grata” nga SHBA.

Ndërsa i pyetur për skenarin që ka si do e rrëzojë opozita qeverinë “Rama”, Berisha tha se shumë shpejt do të nisë veprimet konkrete, pa zbuluar se për çfarë bëhet fjalë.

Pyetje: Sot dhatë mesazh bashkimi? Pas shumë muajsh perplasje per here te pare u takuat me deputetët e Shkodrës.

Berisha: Nuk jam takuar sot për herë të parë

Pyetje: Publikisht..

Berisha: Dakord kjo qëndron, publikisht është një bashkim i padiskutueshëm me deputetët e Shkodrës që unë i nderoj e respektoj e të gjithë deputetët e PD. Është koha të bashkojmë forcat, energjitë tona përballë një regjimi që përbën një organizatë të vërtetë kriminale në aktet e plaçkitjes së këtij vendi.

Kur janë me kollare e kostume, ky kategorizim pavarësisht se vjedhin në zinxhirë e ndajnë qindra miliona…

Pyetje: E keni skenarin si do e rrëzoni Edi Ramën?

Berisha: Rama e ka ..e keni vënë re që është çekuilibruar se e sheh që ngado që lëviz del ai që është. Kam besim se me qytetarët e Shkodrës e mbarë Shqipërisë ai i ka kohërat e numëruara.

Pyetje: Kur do filloni veprimet konkrete se keni folur prej vitesh?

Berisha: Jam dakord me ju, shpejt do i fillojmë!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit