-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha refuzoi, por Spiropali e injoron: Presidentin e ri nuk e zgjedhim me të vdekurit

Kryesoret

Ministrja e shtetit për marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, e cila është një nga tre anëtarët e PS-së, që Edi Rama ka caktuar në grupin negociator me opozitën për zgjedhjen e presidentit të ri ka injoruar Sali Berishën.

Dy ditë më parë nga Shkodra, Sali Berisha tha se nuk do të votojë kandidatët e Ramës dhe se PD nuk ka asnjë emër. “Nuk kam një emër për President për të propozuar.

Opozita nuk propozon emra. Nuk votojmë kandidatët e Edi Ramës. Kjo do të thotë të çojmë në presidencë kopjen e tij. Konsensusi me Edi Ramën është të puthesh me judën” tha ai.

Por Elisa Spiropali e ka injoruar. “Sali Berisha është vetpërjashtuar nga një proces ku nuk e ka ftuar askush dhe ku askush nuk ka pasur asnjë plan për ta ftuar! Procesi i zgjedhjes së Presidentit të Republikës nuk parashikon pjesëmarrjen e të vdekurve që nuk vdesin”, shkruan Spiropali.

Sot media raportoi për takimin e parë të tre anëtarëve të PS-së me Enkelejd Alibeajn, por ky i fundit e mohoi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit