-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kapen me kokainë dhe armë, arrestohen 3 shqiptarë dhe një grek në Athinë

Kryesoret

Tre shtetas shqiptar dhe një grek janë vënë në pranga nga policia në Athinë pasi janë kapur me kokainë dhe armë zjarri.

Mediat greke shkruajnë se në operacionin e zhvilluar në kryeqytetin grek në Athinë, janë arrestuar tre shqiptarë të moshës 36, 46 dhe 48 vjeç dhe një 45-vjeçar grek, të cilët akuzohen për trafik kokaine dhe armëmbajtje pa leje.

Bashkë me 10 kilogramë kokainë u sekuestruan edhe 2 pistoleta. 48-vjeçari shqiptar dhe 45-vjeçari grek ishin poseduesit e kokainës të cilët do ta trafikonin atë për llogari të të tjerëve.

Ndërkaq, njëri prej të arrestuarve, 36-vjeçari shqiptar posedonte gjithashtu në shtëpinë e tij në Athinë një pjesë të kokainës së sekuestruar dhe një pistoletë, shkruajnë mediat greke. Gjithashtu edhe 46-vjeçari shqiptar që ka rënë në prangat e policisë greke zotëronte kokainë dhe armë zjarri.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit