Në datë 9 Prill, Partia Socialiste e Shqipërisë do të mbledhë Kongresin. Një nga pikat që pritet që të miratohet është ndërprerja e mandatit të kryetarëve aktualë të degëve të PS-së në rrethe për të zgjedhur të rinjtë nga 1 Maji deri në 15 Qershor, kur parashikohet që të mbyllet procesi.
Vendimi ishte i papritur, pasi u ndërpret mandatin 4 vjeçar të zgjedhurve socialistë. Riorganizimi që kapi në befasi edhe strukturat po bëhet me qëllim përgatitjen për zgjedhjet e ardhshme lokale të 2023-shit. Tre ditë përpara Kongresit, PS mbledh asamblenë në datë 6 ora 17:00, e cila do të zhvillohet online.
Pr/vendimi
V E N D O S I:
Të ndërpresë mandatin 4 vjeçar të kryetarëve aktualë të partisë të bashkive;
Zgjedhja e drejtuesve të rinj të partisë në bashki të bëhet në përputhje me kërkesat e neneve 26 dhe 27 të Statutit dhe të Librit të Rregullave të Partisë;
Brenda datës 30.04.2022, Asambleja Kombëtare e Partisë të miratojë rregullat, procedurat, kriteret për organizimin e procesit të zgjedhjes për strukturat vendore të partisë si pjesë e Librit të Rregullave me ndryshimet e reja në Statut;
Procesi i zgjedhjes së strukturave drejtuese të partisë në çdo bashki do të zhvillohet në periudhën 1 Maj – 15 Qershor 2022;
Kryetarët aktualë të partisë së bashkive do ushtrojnë detyrat e tyre deri në zgjedhjen e kryetarëve të rinj;
Ngarkohet Kryesia e Partisë dhe Sekretariati ekzekutiv për zbatimin e këtij vendimi.
Axhenda e Kongresit
PARTIA SOCIALISTE E SHQIPËRISË
ASAMBLEJA KOMBËTARE
Projekt
V E N D I M
Nr. ____, datë 06.04.2022
PËR THIRRJEN E KONGRESIT TË PARTISË

Mbështetur në Statutin e Partisë:
Neni 31, “Kongresi i Partisë Socialiste”;
Neni 38, “ Kryesia e Partisë”;
Me propozim të Kryesisë së Partisë, Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste,
VENDOSI:
I.Thirrjen e Kongresit të Partisë në datë 09.04.2022, ora 12.00, në Pallatin e Kongreseve, Tiranë.
II.Rendi i punës së Kongresit të Partisë :
A)Çelja e punimeve të Kongresit (12:00-13:00)
12:00 – HAPJA E PUNIMEVE – Fjala e Sekretarit të Përgjithshëm të PSSH – Damian Gjiknuri.
12:05 -KËSHILLIMI KOMBËTAR – Elisa Spiropali-Paraqitje e rezultateve të procesit.
12:20 – HAPJA DHE FUQIZIMI I PS – Ditmir Bushati – Akademia, vizioni dhe roli i saj në përthithjen dhe zhvillimin e kapaciteteve në radhët e PS.
12:30 – PËRFAQËSIMI i qytetarëve dhe PËRGJEGJËSITË e mazhorancës – Taulant Balla.
12:35 – Fjala e Kryetarit të PSSH-së z.Edi RAMA.
B) Sesioni i punimeve formale
13:30 – Çelja e pjesës organizative.
13:35 – STATUTI – Prezantimi i paketës së ndryshimeve në Statutin e PSSH-së.
13:45-PROPOZIME për shtesa dhe përmirësime në draft statutin e PSSH-së. VOTIM i ndryshimeve në statut.
Ora 14:00- DIGJITALIZIMI – Prezantim i platformës së re digjitale për komunikimin me strukturat e partisë dhe publikun.
14:15 – DISKUTIME – Hapje e diskutimeve të lira nga delegatët e Kongresit.
15:00- MBYLLJA E PUNIMEVE TË KONGRESIT
SHËNIM: Paralelisht me diskutimet e lira, anëtarët e Asamblesë Kombëtare do të kryejnë në hollin e Pallatit të Kongreseve votëbesimin e Sekretariatit Ekzekutiv të PSSH-së.
III. Sekretariati Ekzekutiv i Partisë të marrë masat organizative për zhvillimin e Kongresit të Partisë në përputhje më kërkesat e Statutit dhe Librit të Rregullave të Partisë.
ASAMBLEJA KOMBËTARE









