-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Alibeaj negociata me PS-në për Presidentin, Berisha: Po bën lojë të turpshme

Kryesoret

Grupi i Rithemelimit të PD-së, që gjykata e njohu ligjërisht ka reaguar duke e cilësuar lojë të turpshme vendimin e kryetarit të grupit demokrat Enkelejd Alibeaj për të marrë pjesë në raundin e parë të negociatave me socialistët për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit, pasi Ilir Metës i mbaron mandati në korrik.

Ervin Minarolli shkruan se Alibeaj nuk ka mandat për të negociuar dhe se vendimet për këtë cështje do të merren në forumet më të larta të PD-së.

Ditën e sotme në kryesinë e Kuvendit u zhvillua takimi i parë mes grupit të caktuar nga PS, që përfaqësohet nga sekretari i përgjithshëm Damian Gjiknuri, kryetari i grupit Taulant Balla dhe ministrja e shtetit Elisa Spiropali me kryetarin e grupit të PD-së, Enkelejd Alibeaj.

Deklarata e plotë

Partia Demokratike, dënon me ashpërsinë më të madhe lojën me opozitë të emëruar të Edi Ramës si një lojë e turpshme, antidemokratike dhe destabilizuese.

PD denoncon takimin e Enkelejd Alibej me trojkën Balla – Gjiknuri – Spiropali për përzgjedhjen e Presidentit të Republikës.

Me këtë rast, Partia Demokratike thekson se Enkelejd Alibejaj nuk ka asnjë mandat, as nga Partia Demokratike, e as nga kryesia e grupit dhe grupi i saj parlamentar për të marrë pjesë dhe përfaqësuar ata në negociatat me përfaqësuesit e Edi Ramës.

Takimi i Alibeajt është me zero efekt për Partinë Demokratike dhe grupin e saj parlamentar. Ai ka shkuar në takim i përzgjedhur haptas nga Taulant Balla.

Së fundi, Partia Demokratike deklaron se qëndrimi i kësaj Partie dhe grupit të saj parlamentar në lidhje me këtë çështje do të vendoset vetëm nga forumet më të larta të saj. Në çdo rast, ky qëndrim do të jetë ai i një opozite të vërtetë.

Deputetët e saj nuk do votojnë kurrë për President kandidatë të Edi Ramës apo të kulisave të tij të gatuar me opozitë të emëruar.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit