-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rudina Hajdari për rikthimin në PD: Do të mbështes statusin e 11 dhjetorit

Kryesoret

Ish kandidatja e Nismë Thurje dhe e bija e Azem Hajdarit, Rudina Hajdari ka shprehur dëshirën për tu rikthyer sërish pranë PD-së.

E ftuar në Klan News, ajo tregoi për mbështetjen e saj edhe për kongresin e 11 dhjetorit dhe për Berishën.

Rudina  Hajdari: Të rikthehem në gjirin e Partisë Demokratike, duke u takuar me nivelet më të larta të degëve të PD-së të gjithë strukturës së antarësisë, me njerëz intelektualë, me njerëz që kanë kontribuar gjatë kësaj periudhe me një opozitë të shëndetshme.

Teksa beteja brenda PD vijon ende, Rudina Hajdari e ka të qartë se cilin krah mbështet.

Rudina Hajdari: Ndryshimet që kanë ndodhur në statut, në kongresin e 11 Dhjetorit, shikoj që pesha më e madhe i jepet anëtarësisë, kështu që risitë që sjell ky lloj statuti i ri do japin ndryshim rrënjësore për PD, që mos përsëriten më gabimet e së kaluarës. Ky statut i jep më shumë peshë antarësisë, dhe i dobëson rolin kryetarit të partisë. Këto lloj ndryshime që ka miratuar gjykata janë ndryshime të shëndetshme.

Por a synon të kryesojë Partinë Demokratike?

Rudina Hajdari: Kam ardhur për zgjedhur zgjidhjen e krizës, por në momentin që do hidhet ky hap do të jemi këtu e do ta diskutojmë sërish.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit