Pas rezultateve paraprake të zgjedhjeve në Serbi që nxorën fitues Aleksandër Vuçiçin, serbët në veri të vendit janë mbledhur për të “festuar”.
Por, duket se aty ka pasur edhe përdorim të armëve. Raportohet se në disa video nga “festa” e serbëve në veri të Mitrovicës, shihet se si një person nga vetura nxjerr armën AK-47 dhe qëllon me të.
Nuk dihet nëse atje është shënuar ndonjë incident apo ka të arrestuar.









