Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në një adresim për media ka thënë se ka fituar 59.9% të votave në zgjedhjet presidenciale, ndërsa tha se kundërkandidati kryesor i tij, Zdravko Ponos, 17.7%, duke iu referuar të dhënave të partisë së tij.
“Kam arritur të bëj diçka që askush në Serbi nuk ia ka dalë kurrë. Unë jam i vetmi që fitova dy herë në raundin e parë”, tha Vuçiç, raporton “Nova.rs”.
Ai tha se përvçe se është i bindur në fitoren e zgjedhjeve presidenciale dhe atyreve parlamentare, beson se edhe në Beograd partia e tij është e para.
“Mendoj se ka shumë opsione në qytet që ofrohen, por kjo nuk është diçka që do të dihet brenda një dite. Dhe SNS sigurisht që do të jetë më e madhja dhe pjesë e qeverisjes së qytetit, kështu funksionojnë numrat. mua, por le të presim deri në fund”, vazhdoi ai.
Sipas Cesid, në bazë të 70.5 për qind të të dhënave të përpunuara, vendin e parë e zë kandidati presidencial Aleksandar Vuçiç, kandidati i koalicionit “Aleksandar Vuçiç – Së bashku mund të bëjmë gjithçka” me 59 për qind të votave, i ndjekur nga Zdravko Ponos, kandidati i koalicioni “Të bashkuar për fitoren e Serbisë” me 17,6 për qind të votave.









