Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orbán, ka shpallur fitoren në zgjedhjet kombëtare duke i siguruar mandatin e katërt.
Fitorja e kreu të qeverisë hungareze erdhi pas një fushate të dominuar nga përplasjet për luftën në Ukrainë.
Orban iu drejtua një turme në një fjalim 10-minutësh ku edhe deklaroi se kjo ishte “një fitore e madhe për partinë e tij”.
“Ne korrëm një fitore aq të madhe sa mund të shihet nga hëna dhe sigurisht që mund ta shihni edhe nga Brukseli”, theksoi me ironi kryeministri hungarez.
Me afro 75 për qind të votave të numëruara, dukej e mundur që Fidesz të fitonte një tjetër shumicë kushtetuese në parlamentin prej 199 anëtarësh.
Partia e tij ka pasur më parë një supershumicë prej dy të tretash.
Kjo e fundit i ka mundësuar të ristrukturojë rrënjësisht politikën dhe politikat sociale të vendit gjatë mbretërimit të saj 12-vjeçar, shkruan e përditshmja britanike “The Guardian”.
Një fitore e ngjashme do të vinte pavarësisht nga kritikat ndërkombëtare në rritje ndaj Orban-it.
Kjo, lidhur me dështimin për të sanksionuar presidentin rus Vladimir Putin për luftën e Rusisë kundër Ukrainës









