-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ekzekutimi i biznesmenit, merret në pyetje borxhliu i kromit: Nuk kam lidhje me vrasjen

Kryesoret

Policia dhe prokuroria nuk kanë ende asnjë person të dyshuar për vrasjen e Iljaz Çalit. Në pyetje janë marrë të paktën dhjetë persona, katër prej të cilëve janë të dyshuar dhe mund të kenë dijeni për rrethanat e ngjarjes.

Mbrëmjen e djeshme policia ka marrë në pyetje 50-vjeçarin RR.D., për të cilin familjarët e viktimës pretendojnë se u ka rreth 1 milion euro borxh.

50-vjeçari, gjatë marrjes në pyetje, nuk ka mohuar borxhin. Ai ka deklaruar se viktimës i kishte 350 mijë euro borxh pasi i kishte marrë minierën e kromit në Bulqizë për të punuar.

Sipas 50-vjeçarit RR.D., kromi vijon të jetë ende në galeri dhe nuk ështe hequr që andej.

Mësohet se Rr.D u ka thënë prokurorëve se vëllezërit Çali ia kanë dhënë minierën në përdorim, por sipas tij puna nuk i kishte shkuar sipas planit dhe pas disa muajsh është tërhequr nga puna aty.

Një pjesë e mirë e kromit gjendet ende në galeri dhe unë atyre u kam vetëm 350 mijë euro borxh dhe jo 1 milion euro. Gjatë natës së atentatit kam qenë në shtëpi”, mësohet t’i ketë thënë ai prokurorëve.

Para se të ndodhte krimi, Iljaz Çali kishte ardhur në Tiranë për të blerë ushqime për familjen, produkte që hetuesit i gjetën në makinë pas atentatit.

Nga verifikimi i kamerave të sigurisë ka rezultuar se Iljaz Çali kishtr kaluar edhe pranë rrugës së Elbasanit. Përgjatë kesaj zone janë sekuestruar disa kamera sigurie për të verifikuar nëse autorët kanë filluar ta ndjekin që në këtë zonë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit