Dy persona janë vënë në pranga dhe një është shpallur në kërkim për kultivim kanabisi në Durrës. Me finalizimin e operacionit të koduar policor “Thumana” në pranga u vu K. L., 32 vjeç, banues në Gjorm, Kurbin dhe Q. F., 68 vjeç, banues në fshatin Shkozë-Bardhë, Thumanë;
Kurse, në kërkim u shpall A. F., 36 vjeç, banues në fshatin Shkozë-Bardhë, Thumanë, djali i një prej të arrestuarve.
Njoftohet se gjatë kontrollit në Shkozë-Bardhë në truallin pas banesës së 68-vjeçarit Q. F., kanë konstatuar 10 sera në të cilat ishin të kultivuara 925 fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa.
Gjithashtu, gjatë kontrollit në këtë banesë u gjet edhe një qese plastmasi me fara të dyshuara si ato cannabis sativa, si dhe u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike.
Një pjesë e fidanëve janë asgjësuar kurse një pjesë tjetër janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, së bashku me një armë gjahu dhe farat cannabis sativa.