Mëngjesin e sotëm kryeministri Edi Rama e ka nisur me një takim në 08:30 në vilën 30 në ish-Bllok me ministrat dhe deputetët.
Në tryezë po diskutohet për detajet e fundit të kongresit që do të zhvillohet nesër në pallatin e Kongreseve dhe në sheshin “Nënë Tereza”.
Pyetja që është ngritur ditët e fundit është nëse Edi Rama do të bëjë ndryshime në qeveri?
Edhe pse një gjë të tillë pak ditë më parë e mohoi, ministrat ende janë në “ethe”.