-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Putin rishfaqet në publik për funeralin e politikanit rus

Kryesoret

Pas disa javësh larg nga sytë e publikut, presidenti rus Vladimir Putin, rishfaqet mes njerëzve. Këtë herë për funeralin e politikanit rus, Vladimir Zhirinovsky, lider i partisë së ekstremit të djathtë Liberal Demokratike.

Putin vendosi lule në arkivolin e hapur të politikanit të vendosur në godinën e Shtëpisë së Sindikatave pranë parlamentit të Rusisë në qendër të Moskës.

75-vjeçari Zhirinovsky, i njohur për deklaratat provokuese dhe retorikën kundër perëndimit që e mbajtën atë në syrin e publikut për më shumë se 3 dekada, ndërroi jetë më 6 prill pas një sëmundje të gjatë. Ai u shtrua në spital më herët gjatë këtij vitit pasi u infektua me Covid-19, sipas mediave ruse. Madje pretendonte se ishte vaksinuar 8 herë kundër koronavirusit.

Zhirinovsky dekonspiroi në një farë mënyrë pushtimin e Ukrainës, kur dhjetorin e kaluar parashikoi se Rusia do të sulmonte. 75-vjeçari ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes me deklarata e kërcënime për përdorimin e armëve bërthamore ndaj një sërë vendesh, pushtimin e Alaskës nga Shtetet e Bashkuara dhe zgjerimin e kufijve të Rusisë deri në një pikë ku ushtarët e saj “të pastronin çizmet e tyre me ujërat e ngrohtë të Oqeanit Indian”.

Partia Liberal Demokratike, emri i të cilit fsheh pikëpamjet ksenofobe, u bë pjesë e të ashtuquajturës “opozitë sistematike” ndaj Putinit. Në dukje ajo ofronte konkurrencë politike; në praktikë e mbështeti atë kur kishte rëndësi, për shembull në lidhje me aneksimin e Krimesë në vitin 2014 nga Ukraina.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit