Kryeministri Edi Rama, ka mbërritur në Berlin ku edhe do të zhvillojë një takim me zyrtarë në Berlin.
Ndonëse dita e sotme është shoqëruar nga një mot i keq, kryeministri Rama është pritur nga një ceremoni zyrtare.
Ndërsa bëhet me dije se ditën e nesërme (të hënën) do të zhvillojë takime me presidentin , si edhe kancelarin gjerman ku edhe do të mbajnë një konferencë të përbashkët shtypi.
Agjenda:
E diel, 10 prill
15.05 – Mbërritja në aeroportin Berlin-Brandenburg
Ceremonia zyrtare e pritjes për Kryeministrin dhe delegacionin që e shoqëron.
15.15 – Nisja drejt qytetit të Berlinit
E hënë, 11 prill
10.30 – Vizitë në ambientet e “Factory Berlin”
12.30 – Takim me znj. Franziska Giffey, kryetare e bashkisë së Berlinit
15.20 – Takim bilateral me z. Frank-Walter Steinmeier, President Federal i Gjermanisë
18.00 – Takim tete-a-tete me z. Olaf Scholz, Kancelar Federal i Gjermanisë
18.15 – Konferencë e përbashkët shtypi me z. Olaf Scholz, Kancelar Federal i Gjermanisë.