Ish-kryeministri Sali Berisha ka replikuar në Kuvend me ministren e Mbrojtjes Olta Xhaçka dhe deklaroi se ajo e ka nisur karrierën e saj me piramidat ndërsa sot sipas tij grabit pronat e ushtrisë.
“Në historinë e Ministrisë së Mbrojtjes nuk ka pasur njeri më plaçkitës ndaj pronave të ushtrisë se sa parafolësja. E vërteta është se në letërsinë e viteve 60 u zhvillua një rrymë që quhej le mal partie, të keq nisurit. Olta nuk je larg asaj kategorie.
Kur flet duhet të matesh dy herë. E ke filluar me piramidat dhe e mbylle me plaçkitjet e pronave të ushtrisë. Nga ana tjetër duhet të informoj qytetarët se ai i përket cinizmit njerëzor, zonja e nderuar nuk lë mbrapa asnjë personazh të letërsisë botërore. Në kulmin e tërmetit deklaronte se ka dërguar 50 mijë pak në vend të 2-3 mijë pako. Ky është grupi i shushunjave që po i pin gjakun njerëzve”, u shpreh Berisha.