-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mori naftën në Maqedoni dhe e ktheu restorantin në karburant, arrestohet pronari

Kryesoret

Një sasi e konsiderueshme nafte kontrabandë është sekuestruar nga autoritetet policore në fshatin Qukës të Prrenjasit.

Kjo naftë nuk kishte faturë doganore dhe rezulton se ishte futur kontrabandë në vendin tonë dhe mbahej e depozituar në magazinën e një restoranti në pronësi të Ylli Kryeziut 53 vjeç.

Ky i fundit është arrestuar nga policia për akuzat e kontrabandë me mallra për të cilat paguhet akcizë, ruajtje ose depozitim i mallrave kontrabandë dhe fshehje e të ardhurave.

Autoritetet sekuestruan 1250 litra karburant ndërsa nga verifikimet ka rezultuar se 53-vjeçari ka tregtuar karburant duke fshehur të ardhurat.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit