-sidi education-spot_img
29.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bardhi tregon për mbledhjen: Berisha shantazhoi Alibeajn

Kryesoret

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend bardhi ka folur për mediat direkt pas mbledhjes së grupit parlamentar.

Ai ka shprehur se ata që janë shpallur “non grata” duhet të largohen nga politika dhe se Alibeaj është shantazhuar nga Berisha vetëm se mendonte ndryshe. Po ashtu ai ka thënë se në të dyja selit si në atë të PD dhe në të PS ka rënë heshtja mortore për të shpallurit të papëlqyeshëm nga SHBA ditën e djeshme.

Sipas tij PS nuk flet dot sepse ka fituar zgjedhjet nga masakra e votave që Rakipi ka bërë në Vorë dhe Elbasan, por PD-së ja ka mbyllur “gojën” statusi i Sali Berishës.

“Alibeaj ka pasur shantazh, kërcenime dhe sulme vetëm për faktin se mendon ndryshe nga Berisha. E kam thënë edhe në mbledhjen e grupit parlamentar. Po shkohet në përçarjen përfundimtare të PD. Ecja para me procese të njëanëshme nuk sjell dot bashkimin. Sa i përket vendimit të 9 shtatorit, nuk ka pasur asnjë diskutim lidhur me vendimit e krytarit Basha, ish-kryetarit më falni, unë e kam mbajtur qëndrimin tim. Ajo që kam thënë sot është që për shkak të asaj situate, sot PD ka një kompleks të madh me veten. Dje SHBA pranuan se krimi i organizuar ka mbledhur vota për Edi Ramën. Ka rënë heshtja në godinën e PD dhe PS. Nuk e kuptoj heshtjen e selisë qendrore të PD. Pse hesht Berisha?” ka thënë Bardhi jashtë selisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit