Aqif Rakipi dhe Ylli Ndoqi janë të fundit në listën e zezë të SHBA-së. Para tij më 19 maj të viti të kaluar ishte ish-kryeministri Sali Berisha që u shpall non-grata nga SHBA bashkë me familjen e tij.
Para Berishës, Departamenti Amerikan i Shtetit do të shpallte “non–grata” (të padëshiruar) më 14 shkurt 2018 ish-Prokurorin e Përgjithshëm shqiptar Adriatik Llalla për shkak të përfshirjes së tij në korrupsion.
Pak javë më pas, më 16 prill 2018, DASH i ndaloi me të njëjtin motivacion, hyrjen në SHBA, deputetit ish-Tom Doshi bashkëshortes dhe fëmijëve të tij.
Më 30 korrik 2019, DASH, vendosi të shpallë si person të padëshiruar, duke i refuzuar hyrjen në SHBA kryetarit të Bashkisë së Durrësit asaj kohe Vangjush Dakos dhe familjes së tij.
Shkak mbetej sërish përfshirja e këtij zyrtari të lartë në korrupsion. Por përveç këtyre figurave të larta, është një listë e gjatë prej 37 shqiptareve të cilët figurojnë si “persona të rrezikshëm” në listën e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Daut Haradinaj, Rexhep Selimi, Azem Syla, Haradin Balaj, Fatmir Limaj, Ramiz Lladrovci, Sami Lushtaku, Rrustem Mustafa, Emrush Xhemajli, janë disa prej emrave te zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve nga Kosova që SHBA i konsideron “persona të rrezikshëm” për sigurinë e saj.
Nga Maqedonia rezultojnë Menduh Thaçi, Gafur Adili dhe Nuri Bexheti dhe Nicola Gruevski.