-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kurti: Të vijohen sanksionet ndaj Rusisë, Serbia po e ndihmon në luftë

Kryesoret

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për Euronews, ka thënë se duhet të vazhdohet me vendosjen e sanksioneve kundër Rusisë, në mënyrë që kështu të mbrohet demokracia kundrejt, siç thotë ai, autokracisë.

“Duhet të insistojmë të vendosim sanksione kundër Rusisë sepse ne duhet të mbrojmë demokracitë tona kundër një autokracie, e cila po udhëheq një makineri lufte kundër popullit paqedashës të Ukrainës”, ka thënë Kurti.

Ai madje tha se Serbia është aleat i ngushtë i Rusisë, që po e mbështet këtë të fundit për luftën në Ukrainë.

“160 kilometra larg Prishtinës, është një qendër humanitare ruse, si e quajnë ata, me bazë në Nish të Serbisë. Dhe nga ai vend ata po bëjnë luftë hibride që ka të bëjë me ekonominë por edhe me mediat, për shembull menjëherë pas pushtimit të Ukrainës, faqet e para të medieve serbe ishin të mbushura me lajme se si Ukraina po e sulmon Rusinë. Në anën tjetër, qendra e Spurnikut në Ballkanin Perëndimor është në Beograd. Prandaj jemi të shqetësuar se lufta hibride ruse nuk kufizohet vetëm në fqinjët e Federatës Rusë në Evropë, por edhe në Ballkanin perëndimor ku e kanë Serbinë si aleat të ngushtë”, është shprehur Kurti.

Kurti shtoi se Serbia është një kërcënim për Kosovën pasi nuk i pranon krimet e bëra në këtë vend, dhe sipas tij, vetë armatosja e saj nga Rusia e Bjellorusia është shqetësuese.

“Patjetër ka një kërcënim sepse Beogradi nuk po i pranon krimet nga e kaluara të cilat janë kryer në Kosovë, nuk e njeh shtetin e Kosovës dhe kur kësaj i shtohet se ajo po armatoset nga Rusia dhe Bjellorusia normal që jemi të shqetësuar”, tha ai.

Ai madje tha se Serbia i do paratë evropiane, armët ruse, investimet kineze dhe tolerancën amerikane, por që sipas tij, shumë shpejt nuk do të mund të ulet në disa karrige përnjëherë. Andaj sipas tij, sa më shpejt që Serbia merr një vendim, aq më mirë.

“Shpresoj që të distancohen nga Kremlini dhe në fund t’i lejohet gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor t’i bashkohen BE-së dhe NATO-s së bashku. Sepse edhe Bosnja edhe Kosova duan të bashkohen me NATO”, shtoi ai.

Ai tha se Kermlini e sheh luftën si zgjidhje, dhe ky vështrim, sipas tij, është problemi.

“Besoj që në Ukrainë janë kryer krime, udhëheqësi i kësaj makinerie lufte në Ukrainë është dikush që nuk e beson Ukrainën si komb. Putini mendon se ukrainasit dhe rusët janë të njëjtë. Nuk ka shumë punë që të vërtetohet që Putini është përgjegjës për këto krime”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit