Ish-kryeministri Sali Berisha u përfshi në debat me ministren e Arsimit Evis Kushi për gjendjen ku ndodhet sektori pas 9 viteve qeverisje socialiste.
Kushi u përgjigj, por Berisha u ngrit duke shkuar sërish në foltore, ku Nikolla nuk i dha fjalën dhe më pas mori “breshërinë” e Elisa Spiropalit.
Debati në Kuvend
Lindita Nikolla: Zoti Berisha mos u çoni kot se nuk ka replikë mbi replikë
Berisha flet nga foltorja pa mikrofon
Lindita Nikolla: Vijojmë me seancën, fjala për Elisa Spiropalin
Berisha vijon që të flasë me mikrofon fikur në foltore
Lindita Nikolla: Zonja ministre fjala për ju, i kam dhënë fjalën Spiropalit. Zoti Berisha mbaroi koha, ju lutem uluni
Berisha largohet nga foltorja
Elisa Spiropali: Sali tre piramida ke ndërtuar, ato financiare, arsimoret dhe piramidën politike, në majë të së cilës ti nuk ngjitesh dot më. Ju uroj të rroni 100 vite, por do të doja të pyesja Flamurin pse nuk jeni i gjallë politikisht e kam fjalën.
Po qe për energji, ja merr këtij që vjen në 12 dhe ikën në 12:30 se u ngrit vonë dhe i erdhi gjumi prandaj iku (i referohet Lulzim Bashës).