Kryetari i grupit të PD-së, Enkelejd Alibeaj nga foltorja e Kuvendit u kërkoi socialistëve që të mbajnë një qëndrim për sanksionet që SHBA vendosi për ish-deputetin Aqif Rakipi. Ai u kërkoi socialistëve që të mos heshtin, por të ngrihen dhe të flasin.
“Ka ndodhur një dizenjim i një personazhi tuaj politik dhe nuk flet askush për të mbajtur një qëndrim. U them dy kolegëve deputetë, ndoshta ju të dy jeni të fundit. Përgjegjësinë duhet ta mbajë kryeministri i vendit, ju kolegë.
Cfarë qëndrimi mbani ju ndaj vendimeve të personave politikë non grata, cili është qëndrimi juaj. Cili do të jetë standardi moral dhe politik përtej emrave, për të sotmen dhe të ardhmen.
Cfarë mendoni ju për atë që është vendosur si justifikim nga SHBA. Shpata e Demokleut qëndron mbi kokën tuaj, jo ta mbani te telefoni, por ngrini kokën.
Do të prisni derisa të vijë ai nga Amerika apo ku është, por autonominë tuaj njerëzore duhet ta nxirrni. Kjo nuk është përgjegjësi individuale, por publike. Bëhet fjalë për fatin e qeverisjes së shqiptarëve” tha ai.