-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

SHBA thirrje demokratëve: Refuzoni Berishën

Kryesoret

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kërkojnë që Ballkani Perëndimor të anëtarësohet sa më parë në Bashkimin Europian. Gabriel Escobar në një intervistë për gazetën greke “Tanea” thekson se integrimi i vendeve të rajonit në familjen europiane do të sjellë më shumë zhvillim dhe siguri për gjithë Europën.

“Çdo vend që i bashkohet BE-së bëhet më demokratik, më i qëndrueshëm dhe më i begatë. Ata tashmë janë evropianë kulturalisht, historikisht dhe gjithnjë e më shumë ekonomikisht. Kjo tregon se ideja evropiane është e gjallë në rajon. Jam shumë i shqetësuar për ndikimet dashakeqe ruse dhe kineze.

Unë nuk e përfshijë Turqinë në këtë kategori. Turqia është një anëtare e NATO-s, ajo ndihmon në ruajtjen e paqes në Bosnje dhe Hercegovinë, gjithashtu ka punuar shumë për të sjellë investime në rajon. Kjo krizë i ka afruar më shumë Evropën dhe Shtetet e Bashkuara. Ka krijuar një nivel uniteti brenda NATO-s që nuk e kemi parë kurrë. Kjo krizë na kujton pse Shtetet e Bashkuara dhe Evropa kanë nevojë për njëra-tjetrën” tha ai.

Referuar situatës brenda PD-së, ai tha se shpreson që populli shqiptar ta refuzojë Sali Berishën. “Ne kemi një marrëdhënie shumë të mirë me PD-në.  Një demokraci e fortë ka nevojë për një opozitë të fortë. Është e trishtueshme ajo që ndodh me PD-në aktualisht. Shpresoj që anëtarët e PD-së dhe populli shqiptar të refuzojnë të kaluarën dhe të shikojnë nga e ardhmja. Shpresoj që ajo që ndodhi të mos rikthejë ditët e këqija, kur korrupsioni karakterizonte pikëpamjen e shumë njerëzve në rajon për Shqipërinë”, ka thënë Escobar.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit