Ditën e sotme është arrestuar një 52 vjeçar në Durrës, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për prostitucion. Ai akuzohet për veprat penal si “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Shfrytëzim prostitucioni”.
Njoftim
Durrës
Vijojnë operacionet per kapjen e personave në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar.
Finalizohet operacioni policor i koduar “Verona”.
Operacioni policor, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Njësinë Operacionale të Drejtorisë së Policisë Rrugore dhe Interpol Tirana.
Vihet në pranga, me qëllim ekstradimi, 1 shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Shfrytëzim prostitucioni”.