-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Raporti: Shqiptarët po sjellin “lumenj” droge në Itali

Kryesoret

Autoritetet italiane janë të shqetësuara për nivelin e kriminalitetit që vjen nga bregu përballë i Adriatikut që lidhet me trafikantët shqiptarë të drogës. Sipas tyre kemi të bëjmë me një kanal të konsoliduar Adriatik- Shqipëri – Puglia. Sipas mediave, anti-mafia italiane po ndihmon drejtësinë e re në Shqipëri për të goditur bandat, që janë shumë të fuqishme.

“Raporti konfirmon sesi krimi i organizuar në Puglia, duke shfrytëzuar kanalet e furnizimit kombëtar dhe të huaj, mbikëqyr flukset e trafikut të drogës që vijnë kryesisht nga ana e Adriatikut, kalojnë tranzit përmes rajonit dhe janë të orientuara drejt qendrave kombëtare apo të huaja të tregtimit të drogës.

Marrëdhëniet me bandat kriminale shqiptare mbeten të konsoliduara, të cilat përfaqësojnë një burim të rëndësishëm furnizimi me marijuanë, heroinë, droga sintetike me origjinë aziatike dhe kokainë të importuar në Shqipëri nga trafikantët kolumbianë.

Në marrëdhëniet me bandat kriminale shqiptare del në pah tendenca e këtyre të fundit për të përdorur kanalet e menaxhuara nga bandat puljeze për transportin e drogës edhe përtej Rajonit drejt tregut ndërkombëtar”, thekson raporti.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit