-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Tapë” në timon, ia fut murit dhe sherr me policët, 9 të arrestuar në Tiranë

Kryesoret

Nëntë persona janë arrestuar në Tiranë për disa vepra penale; dhunë në familje, kokainë, aksidente, etj.

“Vihen në pranga 9 shtetas dhe procedohet penalisht 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

– R. P., 27 vjeç, banues në Tiranë, dhe V. B., 30 vjeç, banues në Lushnjë, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, këtyre shtetasve iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale, sasi lënde të dyshuara narkotike, të llojit kokainë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. D., 61 vjeç, për veprën penale “Përndjekja”, pasi ka përndjekur shtetasen M. M.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin e shtetasit S. B., 51 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin e tij, në gjendje të dehur.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

– A. A., 26 vjeç, L. T., 27 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet e tyre përkatëse, në gjendje të dehur;

– R. K., 20 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin e tij, pa leje drejtimi;

– G. F., 42 vjeç, pasi duke drejtur mjetin e tij në gjendje të dehur, është përplasur me murin rrethues të një banese, dhe më pas nuk i është bindur urdhrave të punonjësve të Policisë, për të kryer testin e alkoolit;

– E. K., 47 vjeç, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”, si dhe proceduan penalisht shtetasin J. K., 22 vjeç për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”. Shtetasi E. K., duke drejtuar mjetin e tij në gjendje të dehur, është përplasur me mjetin me drejtues shtetasin H. L., ndërsa shtetasi J. K., ka penguar zbulimin e të vërtetës, duke pohuar se mjetin e drejtonte ai.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme” deklaron policia.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit