-sidi education-spot_img
35.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama nxjerr ministrat dhe deputetët në terren: Dilni dhe dëgjoni hallet e popullit

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar sot se në muajin maj dhe qershor do të dalin në terren të gjithë ministrat dhe deputetët për temat e këshillimit kombëtar, por edhe për të dëgjuar shqetësimet e qytetarëve. Këshillimi i radhës kombëtar pritet që të jetë në fund të vitit.

Me shumë gjasa duhet ta bëjmë në fund të vitit, pasi kemi shumë kërkesa nga qytetarë pjesëmarrës dhe që nuk kanë marrë pjesë, pasi kanë qenë skeptikë. Prandaj në temat e këshillimit kombëtar duhet të prekim tema që janë me interes për ta.

Dhe e treta, në vijim në periudhën maj-qershor do të organizojmë një lëvizje në të gjithë Shqipërinë me pjesëmarrjen e të gjithë ministrave dhe deputetëve, të të gjithë kryetarëve të bashkive për të trajtuar qoftë temat e këtij këshillimi, qoftë temat që shqetësojnë komunitete të ndryshme dhe për të adresuar të gjitha problematikat me të cilat hasemi në nivelin e qeverisjes vendore dhe qendrore” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit