Kryeministri Edi Rama iu dha banorëve të Kamzës çelësat e shtëpive të reja. Në fjalimin e tij Rama ka sqaruar se shtëpitë janë pronë e patundshme e familjeve përfituese.
Por nuk kanë munduar as batutat nga e tij ku ka thënë se as demokratëve të kësaj zone nuk do tu prek kush shtëpitë e reja.
“Nuk është faji im që ju prisnit nga tjetër kush dhe jua bëri tjetër kush. Për ju demokratët e Kamzës ka qenë kjo botë, se ju vu kundër, në vu kopshte, çerdhe, shtëpia. Kështu që ju me gurë dhe në me bukë. Nuk na vjen keq sepse gurët tuaj na bëjnë mirë, na bëjnë më të fortë edhe ju buka ju bën më të fortë dhe të dy palët ecin bashkë,” ka thënë ai mes batuash.
Më tej kryeministri shprehu se kanë përfunduar të gjitha shtëpitë për të dëmtuarit nga tërmeti, por janë edhe disa detaje të fundit që duhen rregulluar si dhe ka shtuar se bashkia do të punojë edhe për organizimin e parqeve dhe hapësirave të tjera publike.
“Më vjen shumë mirë që ne sot çelin dyert për një pjesë të konsiderueshme të familjeve që do strehohen në këtë lagje të re. Së shpejti edhe për pjesën tjetër. Siç shihet, pjesa më e madhe e punës edhe në anën tjetër ka përfunduar, janë vetëm detajet e fundit për apartamentet ndërkohë që do të vazhdojmë të bashkëpunojmë me kryetarin e bashkisë për të kompletuar anën e jashtëm me parqet dhe me këndet sportive, si dhe me këndet e lodrave, edhe me gjithë infrastrukturën e nevojshme për gjyshërit dhe gjyshet,” ka shtuar ai.