-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

(EMRI) Gjendet një person i pajetë brenda në bunker

Kryesoret

Një 36-vjeçar i cili ishte shpallur i humbur është gjendur i pajetë brenda një bunkeri në zonën e Institutit Bujqësor.

Personi qe u gjet i pajetë në bunker quhet Ilir Marku.

Sipas policisë mbi trupin e 36-vjeçarit nuk janë gjetur shenja dhune. Ai është dërguar në morgun e spitalit për tu bërë ekzaminimet e mëtejshme dhe për të zbuluar shkaqet e vdekjes.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 20.04.2022, në Institut Bujqësor, në një bunker, është gjetur pa shenja jete, shtetasi I. M., 36 vjeç.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim për largim nga banesa, pas kallëzimit të bërë ditën e djeshme, nga vëllai i tij, shtetasi A. M.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Trupi është transportuar në morg, për ekzaminime të mëtejshme, për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit