Elis Suçi, i riu, i cili dyshohet si grabitësi kryesor që vodhi lekët nga posta në Kamëz është arrestuar ditën e sotme nga policia.
Prangosja u bë e mundur fal shokut të tij, i cili “e tradhtoi” në dëshminë e dhënë në Gjykatë. Algert Kurti ka shprehur se shumë prej 100 mijë lekësh e ka shoku i tij, Elis Suçi, dhe ai nuk është përfshirë në grabitje.
Në fakt kështu rezulton të jetë edhe e vërteta, gjatë arrestimit të Suçit, policia ka bërë të mundur sekuestrimin e të gjitha lekëve, një çantë shpine ushtarake, si dhe armën, që dyshohet se autorët kanë përdorur për marrjen e parave.
Me pranga në duar, kapuç në kokë dhe i shoqëruar nga dy efektiv të shqiponjave, Suçi ka zbritur nga një makinë civile dhe i është drejtuar komisariati, nga ku pritet ti merret dhe dëshmia e parë.