Ish kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka kritikuar qasjen e qeverisë në raport me dialogun me Serbinë.
Mustafa ka thënë se ka thënë se nuk po sheh vullnet nga kreu i qeverisë, Albin Kurti për të çuar përpara dialogun me Serbinë.
Sipas Mustafës, Kurti ka frikë nga dialogu me Serbinë.
“Dialogu kërkon edhe guxim, organizim e dije. Kërkon edhe vullnet që nuk po e shoh. Nuk mund të them se nuk ka dije. Ka frikë, e shoh që ka frikë. Në qoftë se hyn në dialog dhe ulesh në tavolinë që të bisedosh me Serbinë atëherë është e pamundur që vetëm t’i si palë t’i realizosh vetëm kërkesat e tua pa i realizuar edhe pala tjetër kërkesat e veta. Në këtë rasë nuk mundesh me dal me thënë që vetëm unë jam fitimtar nga dialogu, sepse vetë fakti që është dialog të dy palët i maksimalizojnë kërkesat e veta“, tha Mustafa.
Mustafa shtoi se ka frikë se Kosova mund ta pësojë nga një qasje jo e duhur në dialog.
“Mendoj që ne mund të pësojmë sepse nuk shoh se Serbia ka çka të pësojë në këtë në këtë pjesë sepse Serbia në një formë ndërkombëtarisht është një shtet i konsoliduar, anëtare e OKB, nuk varet nga njohjet. Ne jemi në një situatë që kemi pesë vende të Bashkimit Evropian që nuk na kanë njohur dhe BE që mban qasje neutrale ndaj statusit“, shtoi ish-kryeministri Mustafa.