Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me strukturën e Partisë Socialiste në njësinë 11 në Tiranë. Rama ka biseduar me anëtarët në lidhje me përgatitjet dhe punën. Gjithashtu nuk ka lënë pas dhe batutat me ta.
“Dikur ishim me flokë të zeza, tani shiko si jeni bërë, jeni thinjur. Të paktën ju keni flokë, unë s’kam fare”, tha Rama me humor.
Rama në dixhiturën e videos së postuar në rrjetin social në facebook shkruan “Dhe nata vazhdon celulë m’celulë… Uji fle, armiku fle, PS-ja s’fle”.









