Ish-kryeministri Sali Berisha ka shkuar i paftuar edhe në mbledhjen e sotme të grupit të PD-së, ku po diskutohet për qëndrimin që do të ketë opozita për Presidentin e ri.
I rrethuar nga deputetët e grupit të Rithemelimit, por edhe kundërshtarëve që nuk e duan në grup, pasi është “non grata”, Sali Berisha është përplasur me Enkelejd Alibeajn.
Debati
Berisha: Enkelejd Alibeaj, ti je i përzgjedhur i Taulant Ballës dhe nuk je i përzgjedhur nga grupi parlamentar. Edhe Rama s’të përfill. Të mbajnë peng.
Nuk ke mandat sepse je i zgjedhur i Taulant Ballës. Ai që ndihet opozitar i vërtetë nuk mund të imagjinojë kurrë të marrë pjesë në një proces mafioz të zarfave sekrete.
Alibeaj: S’jam peng i askujt.
Ndërhyn Flamur Noka me ton të lartë duke thënë: “Mos i ndërprit fjalën”.
Vokshi: Jemi 5 deputetë të përjashtuar. Duhet të bëni kërkesën në Kuvend.
Alibeaj: Nuk zhbëj dot unë me vullnet personal vendime që janë marrë nga organe të partisë.