“The Guardian”, raporton se 5 vende të botës përfshirë edhe SHBA-në, kanë paralajmëruar për sulme të mundshme kibernetike nga Rusia në Ukrainë.
Sipas anëtarëve të rrjetit shumëkombësh të inteligjencës “Five Eyes” (Australi, SHBA, Mbretëria e Bashkuar, Zelanda e Re dhe Kanada), Moska është gati të vendosë hakerët e saj dhe gjithashtu mund të përfshijë grupe kriminale të specializuara në sulme kibernetike për të shënjestruar qeveritë, institucionet dhe bizneset.
Inteligjenca tregon se qeveria ruse po eksploron opsione për sulme të mundshme kibernetike.