-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shoku e braktisi në lëndinë, të nesërmen i fshehu trupin në bunker

Kryesoret

Tre ditë më parë, vëllai i Ilir Markut bëri denoncimin në polici për zhdukjen e tij, dhe në mbrëmjen e të mërkurës policia arrita të gjente trupin e 36-vjeçarit në bunker, në zonë e Institut.

Dyshimet e para të policisë si dhe të banorëve të zonës që e njihnin Markun, kishin të bënin me vdekje nga mbidoza, për shkak se ai ishte përdorues i lëndëve narkotike.

Përdorimi i lëndës narkotike vendosi në lëvizje uniformat blu, të cilat nuk e lanë me aq ngjarjen. Ditën e zhdukjes së 36-vjeçarit mësohet se ai ka qenë duke konsumuar lëndë narkotike së bashku me shokun e tij Mariglen Isufi, por situata ka dal jashtë kontrollit.

Marku ka humbur ndjenjat dhe shoku i tij jo vetëm që nuk i ka dhënë ndihmën e parë, por e ka lënë në lëndinën me bar.

Ditën tjetër, Isufi ka shkuar sërish tek vend, ku kishte lënë pa ndjenja Marku, por këtë herë i riu nuk kishte më as shenja jete, tejet i frikësuar ai e ka tërhequr për 15 metra duke e futur brenda në bunker dhe e ka lënë atje të mbuluar me kartona.

Një ditë pas gjetjes së trupi, policia ka njoftuar edhe për arrestimin e Mariglen Isufit për fshehje të kufomës.

Njoftimi i policisë

Fshehu në një bunker trupin e shokut që kishte ndërruar jetë duke penguar zbulimin e të vërtetës, vihet në pranga 29-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

M. I., 29 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e dë vërtetës”.

Sipas veprimeve hetimore të kryera, ka rezultuar se shtetasi M. I., është lidhje shoqërore me shtetasin I. M., 36 vjeç, i cili u gjet ditën e djeshme, në një bunker, pa shenja jete dhe pa shenja dhune.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këta dy shtetas, më datë 17.04.2022, kanë qenë duke konsumuar lëndë narkotike, dhe shtetasi I. M., ka gjetur vdekjen, ndërsa shtetasi M. I., ka transportuar trupin e të ndjerit në bunker, duke kryer veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit