-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Politikani dogji Kuranin, kosovari e denoncon në policinë suedeze

Kryesoret

Në Suedi, komuniteti mysliman zhvilloi protesta për shkak se politikani Rasmus Paludan dogji librin e shenjtë të islamit, Kuranin.

Kosovari me shtetësi suedeze, Naim Murseli, e ka denoncuar në polici politikanin ”ekstrem”, që dogji librin e shenjtë.

Murseli është edhe këshilltar i kreut të AKR-së, Behgjet Pacolli.

Rasmus Paludan, lideri i Partisë të ekstremit të djathtë Drejtimi i Ngushtë (Stram Kurs), dogji Kuranin në prani të policisë në një vend publik në qytetin suedez Linkoping, para disa ditësh.

Paludan, i shoqëruar nga policia, erdhi në zonën publike në një vendbanim ku jetojnë myslimanët dhe më pas i vuri flakën Kuranit me një çakmak.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit