Gjykata e Tiranës la sot në burg pa afat 30- vjeçarin Elis Suçi për grabitjen e postës në Kamëz pak ditë më parë.
Ai arriti që të merrte 100 mijë lekë, por dy ditë më pas u arrestua. I riu e pranoi vjedhjen, por e justifikoi duke e lidhur me fëmijën. “E bëra për fëmijën” mësohet se u shpreh ai.
Elis Suçi njihej si personazh problematik jo vetëm në Kamëz por edhe më gjerë.
Ai ka qenë në burg për vjedhje, ndërsa ishte liruar rreth 8 muaj më parë. Suçi po hetohet për disa ngjarje të rënda kriminale dhe dyshohet si vrasës me pagesë.