Një shtetas i Serbisë është arrestuar dje në Merdare, meqenëse ka sulmuar fizikisht një zyrtar policor.
“SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR- Fsh. Merdare4, Podujevë 22.04.2022 – 04:25. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë, pasi që gjatë kalimit të kufirit, nuk ka respektuar urdhrat e zyrtareve policorë dhe më pas ka sulmuar fizikisht një zyrtar policor. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në qeli”, ka njoftuar Policia në raportin 24 orësh.