Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë i shkallës Rihter u regjistrua mbrëmë me epiqendër në Stolac, ku u shënua edhe viktima e parë, një vajzë 27-vjeçe.
Një banor i qytetit në Hercegovinë, i tronditur dukshëm ka folur i tronditur. “Isha në shtrat kur filloi të dridhej. Aty ishte edhe nipi me mua. Ne dolëm jashtë. Tek ne nuk ka pasur dëme, sepse është një ndërtesë e re, diçka e plasaritur pak.
Për fat të keq. Trishtim për vajzën që vdiq. Nuk ka pasur tërmet të tillë në Stolac. Unë jam këtu, jetoj dhe kam punuar, por nuk më kujtohet një tërmet i tillë” tha ajo. Tërmeti tronditi të gjithë Ballkanin.