-sidi education-spot_img
26.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

I kishte shitur nga dy herë apartamentet, gjykata lë në burg 53-vjeçarin

Kryesoret

Gjatë mesditës së sotme, Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 53-vjeçar për mashtrim.

Arben Kupi është dënuar me 2 vite burgim, pasi ai hiqej si pronar i disa apartamenteve të cilat i shiste nga 2 herë. Kupi është kapur nga policia pas denoncimeve të shumta të qytetarëve që kishin blerë apartamente tek ai.

“Kapet dhe vihet në pranga një shtetas i shpallur në kërkim, i dënuar me 2 vjet burgim, për mashtrim. Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, forcat operacionale të DVP Durrës bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit Arben Kupi, 53 vjeç, banues në Tiranë. Gjykata e Apelit Tiranë ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, e cila e ka dënuar  këtë shtetas, me 2 vjet burgim, për veprën penale “Mashtrimi”. Pas denoncimeve të tjera të bëra nga qytetarët, për mashtrime nga ky shtetas, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë, në mars të vitit 2021, i ka caktuar atij masën e sigurisë “Arrest në burg”, për njëjtën vepër penale”, ka njoftuar policia.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit