-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lekët “rrush e kumbulla” në Bitcoin! Zbërthehet mashtruesi, pronarja e hotelit: I mori dhe u zhduk

Kryesoret

Qerim Krasniqi nga Kosova sot do të dalë përpara gjykatës për masën e sigurisë, pasi u arrestua në Tiranë për mashtrim me shuma të mëdha. Ai akuzohet se ka mashtruar një zonjë nga Tirana, Marjana C, pronare e një hoteli të vogël ku kishte qëndruar si klient. Gruaja i ka dhënë fillimisht 50 mijë euro, pastaj 20 derisa sipas saj, shuma në total ka shkuar 135 mijë euro.

Lekët i kisha në bankë pasi shita një shtëpi. Më pas i kërkova lekët, por nxirrte justifikime nga më të ndryshmet, jam me Covid, jam me oskigjeno- terapi, m’i ka bllokuar banka dhe në shtator të vitit të kaluar ndërpreu kontaktet” tregoi zonja para grupit hetimor.

Pas arrestimit, Qerim Krasniqi nga Kosova ka rrëfyer versionin e tij. “Marjanës i kam marrë shumën prej 80 mijë eurosh, të cilën e kam investuar në kriptomonedha, por i humba të gjitha. Lekët i mora me pretendimin se do t’i investoheshin në call center” tha ai. Prokuroria ka kërkuar arrest me burg.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit