Ish-kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha, ka reaguar në lidhje me sulmin e ndodhur ditën e sotme ndaj policisë në veri të Kosovës.
Ai ka dënuar ashpër sulmin duke akuzuar presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç se me veprime të tilla po provokon konflikt dhe destabilzim në rajon.
Ndër të tjera Berisha i ka konsideron se terroriste sulmet në veri të Kosovës, ndërsa kërkon që të ndalohen menjëherë.
Postimi i plotë:
Sulmet kriminale te bandave te Beogradit urdherohen nga serbomadhi Vuçiç!
Te dashur miq, pas argresionit barbar rus ndaj Ukraines, Beogradi ka organizuar falanga banditesh dhe ka ndermarre me to ne menyre te perseritur sulme kriminale dhe terroriste ndaj patrullave te policise se Kosoves ne veriun e vendit.
Me keto sulme te Vuçiç kerkon te provokoje konflikt dhe destabilizim dhe te vazhdoje keshtu projektin e tij te Serbomadhise.
Denoj me ashpersine me te madhe keto akte te perseritura kriminale ndaj policise se Kosoves dhe kerkoj nderprerjen e tyre te menjehershme.