Kreu i SPAK, Arben Kraja në një deklaratë për mediat tha se hetimet kanë qenë efektive.
Ai gjithashtu u shpreh se përgjimet për goditjen e korrupsionit dhe shkeljeve të kryera nga zyrtarët janë më të shumta.
“Po t’i shohësh statistikat janë më shumë në pjesën që lidhen me korrupsionin dhe krimet që lidhen me korrupsionin po kuptohet brenda parametrave ligjore që parashikon ligji. Në direktivat e BE rekomandohet SPAK-u që të përdorë sa më shumë hetime proaktive”, tha Kraja.