-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lavrov: Në Rusi nuk ka trupa ukrainas

Kryesoret

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov, ka deklaruar se në Rusi nuk ka ushtarë ukrainas.

Sekretari i Përgjithsëm i OKB-së, Antonio Guterres tha se Mariupoli i rrethuar nga ushtria ruse është në krizë, duke thënë se OKB-ja është gati të mobilizojë burimet e saj në terren për të ndihmuar Mariupolin.

Gjatë një konferencë për shtyp pas takimit, ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha se mezi pret të punojë së bashku me OKB-në dhe Kryqin e Kuq për hapjen e korridoreve humanitare në Ukrainë, shkruan BBC.

Gjatë bisedimeve, ai dhe Guterres folën për të ardhmen e OKB-së në përgjithësi dhe partneritetet e mundshme. Lavrov tha se OKB-ja është krijuar për të garantuar sovranitetin e shteteve anëtare.

Ndërkohë nga ana tjetër, sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres tha se erdhi në Moskë si një “lajmëtar i paqes” për të “shpëtuar jetë dhe për ti dhënë fund vuajtjeve”.

Guterres tha gjithashtu se diskutimet midis palëve ishin të sinqerta dhe është e qartë se të dy kanë qëndrime të ndryshme për atë që po ndodh në Ukrainë.

Antonio Guterres theksoi se OKB-ja është “gati të mobilizojë” burimet e saj logjistike në qytet. Diçka e tillë do të mundësonte evakuimin e sigurt të civilëve që duan të largohen nga qyteti dhe dërgimin e ndihmës humanitare që është kërkuar.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit