-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Po iki në Lezhë”! Prita, si u prangos drejtori i burgut të “VIP”-ave

Kryesoret

Zbardhen detaje të reja në lidhje me arrestimin e drejtorit të burgut të Reçit në Shkodër, Ervis Zika. Ai është arrestuar në Lezhë. Punonjësit e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve i kanë telefonuar për ta pyetur se ku ndodhet dhe Zika u ka komunikuar se po shkonte drejt Lezhës ku dhe është arrestuar.

Ai akuzohet për vjedhje dhe futje të sendeve të ndaluara në ambientet e vuajtjes së dënimit për të burgosurit. Konkretisht Zika dyshohet se ka marrë karburant duke firmosur letra fiktive. Gjithashtu ka hyrë në regjim pa kaluar në skaner dhe ka dyshime që ka futur sende të ndaluara.

Burgu i Recit në Malësi të Madhe u inaugurua më 2 Gusht 2018 nga Ministrja e Drejtësisë, asokohe Etilda Gjonaj dhe ambasadorja e BE, Romana Vlahutin. Është cilësuar si burgu i “VIP”-ave për shkak se është ndërtuar me standarde të larta, por deri tani asnjë “VIP” nuk ka hyrë në qeli.

Institucioni i vuajtjes së dënimit ka kushtuar mbi 14 milionë euro, 10 milionë i ka financuar BE dhe rreth 4 milionë qeveria jonë. Ai ka një kapacitet prej 780 të dënuarish dhe të paraburgosurish dhe shtrihet në një hapësirë të gjerë prej 30 hektarësh.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit