Gjatë tryezës ku po diskutoheshin problematikat e arsimit të lartë, ish kryeministri Sali Berisha ka bërë një deklaratë të drejtpërdrejtë për tenderin në fushën e ndërtimit.
Sipas tij tenderi do ti jepej Shullazit, por vendin ja zuri një rektore e të dërguar nga Rama.
“Prej 8 vitesh diskutohet për kampusin në një kohë që u la e përcaktuar fusha e ndërtimit, ishin pothuajse të gatshme fondet e financimit, u bë projekti, ku është tani? A e dini pse u sabotua? Thjesht sepse Shullazi do të ishte përfituesi i tenderit, po. I doli kandidatit për rektor të zhduka, lëshoja kësaj zonjës se është e përzgjedhura e Edi Ramës. Natyrisht ai mori dënimin që meritoi por kampusi u zhduk, se çfarë është aty tani, veç kampus nuk është,” tha Berisha.