Një aksident ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në autostradën Tiranë-Durrës, ku janë përplasur me njëra-tjetrën 4 automjete.
Mësohet se nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.