Presidenti i Turqisë Recep Tayip Erdogan ka zhvilluar një bisedë telefonike me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres mbi situatën në Ukrainë.
Erdogan ka shprehur gatishmërinë e Turqisë për t’u përfshirë në aksionet e OKB-së në ndihmë të Ukrainës.
Gjithashtu Guterres e informoi Erdoganin mbi bisedimet që zhvilloi këtë javë me Putin dhe Zelensky-n.
Ai është shprehur se OKB do të dyfishojë përpjekjet e saj për të gjetur një zgjidhje mes Ukrainës dhe Rusisë.