-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

EKSKLUZIVE/ SHBA e shpalli non grata, po BE? Brukseli: Si do veprojmë me Sali Berishën

Kryesoret

Nga Dylber Balla

Ish-kryeministri Sali Berisha është në një “luftë” të hapur me Shtetet e Bashkuara të Amerikës që prej 19 majit të vitit të kaluar, kur sekretari Blinken e shpalli “non grata” liderin historik të së djathtës shqiptare.

Por, pavarësisht se ka superfuqinë kundër, Sali Berisha vijon planin për t’u ngjitur në krye të PD-së. Ditën e shtunë, Kuvendi Kombëtar vendosi që në datë 22 maj të zhvillohen zgjedhjet për postin e kryetarit të ri të PD-së, pasuesit të Lulzim Bashës.

Sipas të gjitha gjasave surpriza nuk do të ketë. Sali Berisha po numëron ditët për të marrë edhe “de jure” vulën e PD-së, edhe pse ka edhe një betejë ligjore, vendimin e Apelit. SHBA ka paralajmëruar se nëse Sali Berisha rimerr drejtimin e partisë Demokratike mund të shpallë “non grata” forcën politike që u krijua më shumë se 30 vite më parë.

Përgjigja e KE-së për “5pyetjet.al”

Përballë izolimit amerikan, ish-kryeministri duket se ka gjetur një “shteg” për frymëmarrje. Bashkimi Europian. Një sinjal ishte takimi me ambasadorin çek disa javë më parë. Por zyrtarisht cili do të jetë qëndrimi i Bashkimit Europian nëse Sali Berisha zgjidhet kryetar i PD-së dhe a do i bashkohet sanksioneve të SHBA-së?

Për të këtë, “5pyetjet.al” iu drejtuan për një përgjigje, Komisionit Europian. Zëdhënësja e KE-së, Ana Pisonero u shpreh se BE nuk komenton sanksionet e SHBA-së, por theksoi se Ballkani Perëndimor duhet të ndjekë rrugën e reformave dhe luftën kundër korrupsionit.

BE përmbahet nga komentimi i vendimeve të SHBA-së në lidhje me kornizën e saj të sanksioneve në lidhje me Ballkanin Perëndimor, pasi kjo është një çështje e autoriteteve amerikane. Është thelbësore për qeveritë dhe autoritetet në rajon që të ndjekin proceset e reformave dhe ta mbajnë Ballkanin Perëndimor në rrugën e BE-së, veçanërisht, por pa u kufizuar në fushat e sundimit të ligjit, anti-korrupsionit dhe krimit të organizuar” shprehet Ana Pisonero.

Gjithashtu, “5pyetjet.al” e pyeti Komisionin Europian, se cili do të jetë qëndrimi i Brukselit nëse në qershor nuk hapen negociatat, referuar paralajmërimit të kryeministrit Edi Rama se do të kërkojë ndarjen nga Shkupi, pasi vetoja bullgare për Maqedoninë, po bllokon edhe Shqipërinë.

Zëdhënësja e KE-së, Ana Pisonero tha se qëndrimi nuk ndryshon dhe se presin hapjen e negociatave sa më shpejt. “Qëndrimi i Komisionit mbetet i qartë. Presim me padurim nisjen zyrtare të negociatave të anëtarësimit me të dyja vendet, me mbajtjen sa më të shpejtë të konferencave të para ndërqeveritare” mbyllet përgjigja përgjigja e KE-së për “5pyetjet.al“.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit